SPORT

Rregullore_Turneu në Futboll të Vogël_FreiburgOrari i ndeshjeve_Turneu ne Futboll_Freiburg 2023

Në kuadër të SHKSH “Kosova” sh.r. Freiburg funksionon edhe seksioni i sportit. Grupin e futbollit e udhëheqin dy trajnerë të suksesshëm dhe me përvojë: Verim Fanaj dhe Besim Basholli. Stërvitjet mbahen të premteve prej orës 20:00 deri 22:00 në stadiumin e Freiburger Fußballclub (FFC):

Freiburger-Stadion im Dietenbach, Robert-Ruh-Weg 1, 79114 Freiburg i. Br. SC Holzhausen – KF Kosova  5:5 Sezonin e ri 2014/15 KF “Kosova” e ka filluar me ndeshjen kundër SC Holzhausen, e cila u zhvillua më 29.09.2014 në Holzhausen. Ndeshja ishte mjaft interesante. KF „Kosova“ kaloi në avantazh (0:1) në minutën e 10 pas një depërtimi të shkëlqyeshëm të Besim Bashollit, i cili ia pasoi topin Besnik Berishës. Berisha me një gjuajtje precize e mposhti portierin e SC „Holzhausen“. Ekipi kundërshtar barazoi në minutën e 20 (1:1) dhe në minutën e 23 e shënoi edhe golin e dytë (1:2). Në minutën e 30 Sokol Rexhepi (2:2) shënoi një gol të bukur pas pasimit nga Verim Fanaj. Pas këtij goli pasoi një fazë kur SC Holzhausen përmes disa kundërsulmeve kaloi në epërsi me 5:2. Por KF „Kosova“ nuk u dorëzua dhe pas disa ndërrimeve (Afrim Gashi pas aktivizimit në pjesën e dytë e stabilizoi mbrojtjen, ndërsa Enver Mulliqi e forcoi sulmin) arriti ta barazojë rezultatin 5:5. SC Holzhausen  – KF Kosova 5:5 (3:2) Stadiumi në Holzhausen Golat për KF Kosova i shënuan: 0:1 Besnik Berisha (14), Sokol Rexhepi  2:2 (30), Besnik Berisha 3:5 (58), Mentor 4:5 (65), Mentor 5:5 (68). Golat për SC Holzhausen: 1:1 (20), 2:1, (30), 3:2 (33), 4:2 (35), 5:2 (48)

IMG-20141008-WA0002

Nga e majta në këmbë: Besim Basholli, Sedat Ferizi, Behar Beqiri, Mentor, Blerim Berisha, Besnik Berisha, Bislim Morina, Enver Mulliqi, Xhelal Ferizi

Nga e majta ulur: Rasim Himaj, Sheqeri Sherifi, Afrim Gashi, Sven Hug, Verim Fanaj, Naser Uka dhe Sokol Rexhepi

(Foto: BS)

KF “Kosova” – KF “Kroatia” 6:6

Ndeshja e parë miqësore është zhvilluar kundër ekipit “Kroatia” nga Freiburgu më 07.03.2014. Pas një loje shumë interesante dhe fer me mjaft gola të bukur ekipi ynë për fat të keq e pësoi golin e barazimit në minutën e fundit dhe ndeshja përfundoi me rezultat 6:6.

Kosova-Kroatia_1  Kosova-Kroatia_2

Nga e majta në këmbë: Jeton Kastrati, Sami Sahiti, Sokol Rexhepi, Avni Shabani, Besnik Berisha, Sven Hug, Afrim Gashi (kapiten)

Nga e majta ulur: Rasim Himaj, Bislim Morina, Sheqir Sherifi, Sedat Ferizi, Besim Basholli, Blerim Berisha dhe Ramadan Rrahmani

(Foto: Sokol Rexhepi)

KF Kosova – KF Kroatia 4:4

Më 11.04.2014 është zhvilluar ndeshja kthyese mes ekipit tonë „Kosova“ dhe atij „Kroatia“. Për KF “Kosova” luajtën: 1 Sven Hug (portier), 6 Naser Uka, 8 Sedat Ferizi, 16 Sokol Rexhepi, 4 Afrim Gashi (kapiten), 11  Besim Basholli, 5 Verim Fanaj, 14 Rasim Himaj, 9 Besnik Berisha, 7 Enver Mulliqi, 19 Sami Sahiti, 3 Blerim Berisha, 10 Bislim Morina, 12 Ylber Gashi, 17 Myftar Rexhepi.

Kosova-Kroatia 4:4 (2:0)

Stadiumi i Freiburger FC në Dietenbach

Golashënues për KF „Kosova“: 1:0 (8) Besim Basholli, 2:0 (35) Bislim Morina, 3:0 (46) Sokol Rexhepi, 4:0 (48) Besnik Berisha

Golat për KF „Kroatia“: 4:1 (55), 4:2 (70), (4:3) (71), 4:4 (74)

Shikues: 100

KF „Kosova“ dominoi gjatë gjithë lojës dhe kaloi në avantazh qysh në minutën e 8 me golin e bukur të Besim Bashollit. Në pjesën e parë ekipi ynë i shënoi edhe tre gola tjerë dhe fitorja dukej më se e sigurtë. Por në pjesën e dytë ekipi i Kroacisë arriti ta barazojë rezultatin falë disa gjuajtjeve nga distanca dhe për shkak të ndërrimeve të shumta që ndodhën në ekipin tonë. Ky barazim ishte për KF „Kosova“ sikur një humbje, pasi KF „Kosova“ udhëhiqte në pjesën e parë të lojës me rezultat 4:0. Ishte thuajse një përsëritje e ndeshjes së fundit. Në pjesën e parë ekipi ynë luajti shkëlqyeshëm, por në pjesën e dytë po ndërrohen shumica e lojtarëve, dhe ekipi po e humb hapin në lojë dhe lojtarët e rinj nuk po arrijnë të integrohen në ekip. Përndryshe loja ishte fer dhe pa ndërhyrje të ashpra. Edhe referimi ishte në nivel, edhe pse referi e anuloi një gol të ekipit tonë për shkak të pozitës jashtë loje.

SANYO DIGITAL CAMERA SANYO DIGITAL CAMERA

Nga e majta në këmbë: Verim Fanaj, Sedat Ferizi,Ylber Gashi, Afrim Gashi, Enver Mulliqi, Besnik Berisha, Naser Uka

Nga e majta ulur: Sokol Rexhepi, Rasim Himaj, Besim Basholli, Blerim Berisha dhe Bislim Morina. Portieri Sven Hug mungon.

SC Holzhausen – KF Kosova  3:4

Më në fund fitorja e parë e KF Kosova Freiburg. Në ndeshjen e katërt miqësore lojtarët e KF Kosova Freiburg e arritën me meritë fitoren e parë. Edhe pse si mysafir ekipi ynë dominoi gjatë gjithë lojës, ndërsa sulmuesi i palodhshëm Besnik Berisha arriti të shënojë hattrick. Sokol Rexhepi e shënoi vetëm një gol, por goli i tij me kokë pas krosimit të bukur të Bislim Morinës ishte një gol i jashtëzakonshëm.

Më 02.06.2014 është zhvilluar ndeshja miqësore mes ekipit tonë KF „Kosova“ dhe atij SC „Holzhausen“. Për KF “Kosova” luajtën: 1 Sven Hug (portier), 6 Naser Uka, 8 Sedat Ferizi, 16 Sokol Rexhepi, 4 Afrim Gashi (kapiten), 11  Besim Basholli, 5 Verim Fanaj, 14 Bujar , 9 Besnik Berisha, 7 Enver Mulliqi, 19 Shyqeri, 3 Blerim Berisha, 10 Bislim Morina, 12 Ramadan Selmanaj, 17 Myftar Rexhepi, 18 Avni Shabani.

SC Holzhausen-KF Kosova 3:4 (0:1)

Stadiumi në March-Holzhausen

Golashënues për KF „Kosova“: Besnik Berisha tre gola (Hattrick) dhe Sokol Rexhepi një gol