MIRË SE VINI

MIRË SE VINI … në faqen e internetit të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Kosova” sh.r. në Freiburg im Breisgau / Gjermani.

Shoqata ndjek vetëm qëllime bamirëse jofitimprurëse sipas kuptimit të dispozitës “Për lehtësira tatimore ” të Kodit Tatimor. Ajo e ka selinë në Freiburg i. Br. dhe është e regjistruar në Gjykatën Themelore në Freiburg si organizatë bamirëse jofitimprurëse nën numrin VR 700 756. Qëllimi i shoqatës është promovimi i kulturës shqiptare në Freiburg dhe rrethinë për t´i intensifikuar takimet kulturore ndërmjet shqiptarëve dhe gjermanëve.

Qëllimi i shoqatës është ta bëjë më të njohur për publikun gjerman në Freiburg kulturën tonë të lashtë dhe shumë të pasur si gjuhën tonë, traditat tona, veshjen kombëtare, muzikën, artin në përgjithësi dhe në këtë mënyrë të kontribuojë përmes shkëmbimit kulturor për një mirëkuptim më të mirë mes popujve.

Për ta arritur këtë qëllim ne organizojmë manifestime të ndryshme, koncerte, ekspozita, lexime publike me shkrimtarë, ekskursione etj. Shoqata e organizon edhe mësimin plotësues për nxënësit shqiptarë në Freiburg dhe rrethinë.

Gjithashtu mbahen rregullisht edhe ushtrimet e vallëzimit për të gjitha grup moshat. Në këtë mënyrë Shoqata e jep një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar dhe në integrimin kulturor të shqiptarëve në Freiburg, sepse nxënësit shqiptarë të Shkollës Shqipe në Freiburg dhe Grupi i Vallëzimit me programin e pasur kulturor-artistik paraqiten në shumë aktivitete të ndryshme kulturore që organizohen në Freiburg dhe qytete tjera. Por Shoqata nuk e pasuron vetëm ambientin kulturor në qytetin e Freiburg. Puna jonë përfshin edhe aktivitete sportive si turne në futboll, turne shahu, etj.

Kuvendi i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Kosova” në Freiburg

Ju njoftojmë se më 20.01.2019 SHKSH “Kosova” në Freiburg mbajti kuvendin e tretë zgjedhor.

  • Gjatë Kuvendit kryetari i deritanishëm z. Rasim Krasniqi fillimisht raportoi për punën dhe aktivitetet e Shoqatës gjatë dy viteve të fundit.
  • Në Kuvend është prezantuar edhe Raporti i Auditimit për vitet 2014-2018. Komisioni i auditimit nën udhëheqjen e z. Gani Tahiraj, pas punës shumë voluminoze dhe të zellshme, doli me një vlerësim pozitiv dhe me rekomandimin që kryesia dhe anëtarët ta miratojnë raportin. Raporti i Auditimit 2014-2018 u aprovua njëzëri nga anëtarët e shoqatës.
  • Kuvendi mbajti edhe zgjedhjet e reja. Në kryesinë e re me mandat dyvjeçar u zgjodhën: Bekim Sermaxhaj (kryetar), Blerim Berisha (nënkryetar), Rexhep Jashari (arkëtar), Nesret Loshaj, Jeton Himaj, Rrahim Blakqori dhe Gani Zeneli.
  • Kryetari i posazgjedhur, z. Bekim Sermaxhaj, falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe u zotua se kryesia e re do t´i intensifikojë aktivitetet e shoqatës. (BS)

 

Ta festojmë së bashku Pavarësinë e Kosovës

Kosova – 11 vjet Shtet

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kosova – 10 vjet Shtet

NJOFTIM

IMG-20171107-WA0006

KUVENDI I 2-të ZGJEDHOR I SHOQATËS KULTURORE SHQIPTARE “KOSOVA” FREIBURG

IMG_20170402_162146_Kryesia_1

IMG_20170402_162216_Kryesia_2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryesia e re e SHKSH “Kosova” Freiburg

 

Freiburg, 03.04.2017 – Shoqata Kulturore Shqiptare „Kosova“ Freiburg, më 02.04.2017, në Freiburg, në prani të një numri të madh të anëtarëve ka mbajtur Kuvendin e 2-të Zgjedhor. Punimet e Kuvendit kishin ardhur t´i ndjekin nga afër edhe përfaqësuesit e shoqatave nga rrethina e Freiburg-ut, si z. Bekim Musa nga Shoqata „Yjet e Kosovës“ Emmendimgen, z. Arif Hoti nga Shoqata „Iliria“ Lahr dhe z. Enver Tasholli nga Shoqata „Kosova“ Emmendingen, si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Kuvendin e 2-të Zgjedhor e hapi kryetari i SHKSH „Kosova“ Freiburg, z. Blerim Berisha, i cili i falënderoi anëtarët dhe mysafirët për pjesëmarrje dhe tha se Kuvendi Zgjedhor është moment i rëndësishëm për fuqizimin e shoqatës. Ai i njoftoi pastaj të pranishmit për punën e kryesisë dhe aktivitetet e shumta kulturore e sportive të organizuara gjatë mandatit të kaluar dyvjeçar, me ç ‘rast përmendi organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, grupin e vallëzimit, organizimin e festave të ndryshme si Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, 8 Marsi, mbrëmjet familjare, aktivitetet sportive si Turneu tradicional në futboll që organizohet çdo vit për nder të Përvjetorit të Çlirimit të Kosovës etj.. Arkëtari i Shoqatës, z. Mursel Duraku, e dha raportin financiar për dy vitet e fundit. Ai njoftoi për rritjen mjaft të madhe të anëtarësisë, e cila reflektohet edhe në bilancin pozitiv financiar të shoqatës. Në vitin 2015 shoqata i kishte 87 anëtarë, ndërsa pas dy viteve falë angazhimit të kryesisë numri i anëtarëve gati është dyfishuar në 163 anëtarë. Numri në rritje i anëtarëve të shoqatës tregon për punën e palodhshme të kryesisë si dhe për përkrahjen që e gëzon shoqata tek bashkatdhetarët në Freiburg dhe rrethinë. Kuvendin e përshëndeti edhe z. Arif Hoti nga shoqata „Iliria“ Lahr, i cili duke i përshëndetur të pranishmit, ju uroi atyre një kuvend të suksesshëm zgjedhor.

Më pas gjatë procesit të rregullt demokratik zgjedhor, në të cilin morën pjesë shumica absolute e anëtarëve me të drejtë vote, u zgjodh kryetari dhe kryesia e re e shoqatës. Për 9 vende në kryesi konkurruan 13 kandidatë të propozuar nga anëtarët e pranishëm. Gjatë votimit anëtarët thirreshin nga komisioni zgjedhor sipas listës së anëtarëve të pranishëm për të marrë fletën e votimit dhe për të votuar. Pasi votuan të gjithë anëtarët e pranishëm Komisioni Zgjedhor i përbërë nga Nesret Loshaj, Jashar Arifaj dhe Bedri Osmani i numëroi votat në prani të dy vëzhguesve Afrim Hoti dhe Enver Tasholli dhe i shpalli rezultatet e votimit. Kryetar i Shoqatës me shumicë votash u zgjodh z. Rasim Krasniqi, nënkryetar z. Blerim Berisha, arkëtar z. Mursel Duraku, anëtarë të kryesisë         z. Sokol Zeqiraj, z. Flerim Zahiti, z. Besim Basholli, z. Ramadan Krasniqi, z. Verim Fanaj dhe z. Fehmi Sadiku.

Kryetari i posazgjedhur z. Rasim Krasniqi, duke falënderuar anëtarët për besimin e dhënë, u zotua se do ta vazhdojë punën e deritanishme të kryesisë me qëllim të vazhdimit normal të aktiviteteve të shoqatës. Z. Krasniqi i falënderoi në emër të Kryesisë të gjithë anëtarët dhe mysafirët për pjesëmarrje dhe mbarëvajtje shumë të mirë të Kuvendit Zgjedhor si dhe grupin e këngëtarëve nga Zvicra, të cilët me paraqitjen e tyre krijuan një atmosferë mjaft festive gjatë punimeve të Kuvendit. (BS)

IMG_20170402_140702

IMG_20170402_140716